Ndihmës trajneri i Kombëtares dhe ish-mesfushori i njohur Ervin Bulku, në prononcimin për RTSH para sfidës me Poloninë u shpreh se Reja e kishte përgatitur sfidën ndryshe dhe mungesa e Gjasulës i ka befasuar, por e rëndësishme është të fokusohen tek ndeshja.
Mungesa e Gjasulës? ”Është normale pasi trajneri e kishte përgatitur ndeshjen në një mënyrë tjetër. E rëndësishme është që të gjithë lojtarët nga i pari te i fundit, që kanë qenë të grumbulluar kanë qenë gati për ekipin Kombëtar, pavarësisht se kush luan.
Prishja e balancave: Kjo mbetet për më vonë pasi jemi të fokusuar vetëm tek ndeshja.
Sot do të shohim Shqipërinë më të mirë, duhet të marrim 3 pikët kjo është më e rëndësishmja”, tha Bulku.