Rrahmani i zhgënjyer

Futboll

Rrahmani i zhgënjyer

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 23:13
Rrahmani i zhgënjyer

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të marrë as sonte fitore ndaj Gjeorgjisë dhe u mposht në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1.

Pas ndeshjes ka folur kapiteni, Amir Rrahmani, i cili tha se nuk kishin arritur të japin maksimumin.

“Për shkak që jemi fut për fitore, isha me nerva, nuk e kemi dhënë maksimunin, normal që është nervoz, mundohesh mos me shpreh, por brenda të dhemb” -tha Rrahmani.

“Duhet me u mundu me mar rezultat pozitive në ndeshjen e fundit në Greqi, nuk ka më arsye për rezultate negative” – përfundoi Rrahmani, përcjell Insporti.

Kujtojmë se, fitorja e vetme e deritashme e dardanëve erdhi pikërisht ndaj Gjeorgjisë, në fitoren minimale me golin e vetëm të Vedat Muriqit, muajin e kaluar.

Ndryshe, ky ishte takimi i parafundit i Kosovës në kuadër të fazës së grupeve dhe këtë cikël e përmbyllë me ndeshjen ndaj Greqisë në nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat