Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, ka folur pas humbjes së Dardanëve në shtëpi 1-2 nga Gjeorgjia.
Ai ka thënë se janë të zhgënjyer më shumë për faktin se kundër Gjeorgjisë, Kosova është dashur të nxjerrë
“Jemi të zhgënjyer, të mërzitur, nuk e kemi kryer punën që është dashur të kryejmë”, u shpreh ai.
“Shpesh nuk duhet të bësh lojë të mirë për me fitu, duhet të lësh kundërshtarin dhe të japësh gol. Ne po luajmë mirë, po krijojmë, por po kemi vështirë të shënojmë”.
“Nuk duhet të flasim, tani të stërvitemi sa më mirë, të punojmë, të mshelim gojën dhe të punojmë, kështu duhet të bëjmë. Objektivi tani të shkojmë në Greqi dhe të marrin tri pikë. Kemi parë që mundemi kundër tyre”.