Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj në intervistën për SuperSport pas ndeshjes, u shpreh se ishin të pafat pasi Polonia nuk i rrezikoi për asnjë moment dhe ndeshjen e vendosi një episod.
‘’Sviderski ishte një lojtar i freskët, por jam i mendimit që kemi bërë ndeshjen më të mirë të kompeticionit. Duhet të marrim gjërat më të mira dhe jam i sigurte që do të marrim më të mirën nga kjo skuadër.
E mirë dhe e luftuar besoj, nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë ndjesi se Polonia do na shënonte gol. Kemi pasur dhe ne rastet tona, me Manaj në fillim.
Diçka më tepër te rasti i golit? Është një rast që ose e kapën ose jo, nuk po na del fati neve të shënojmë këto gola që pësojmë, është mungesë fati.
Me dy sulmues? Besoj se e bëmë 3-4-3 të sulmonim përpara më shumë dhe t’i vendosnim në rrezik, duhet të krijojmë më shumë siguri te vetja në krijimin e rasteve’’, u shpreh Hysaj.