Gega: Ajo që ndodhi në tribunë në Tiranë, më e rëndë se humbja

Futboll

Gega: Ajo që ndodhi në tribunë në Tiranë, më e rëndë se humbja

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 23:45
Gega: Ajo që ndodhi në tribunë në Tiranë, më e rëndë se humbja

Skënder Gega analizon paraqitjen e kuqezinjve ndaj Polonisë, ku evidenton gabimin te goli, por edhe te disa topa të humbur, megjithatë vë theksin te gjesti i shëmtuar i tifozërisë, që e teproi me hedhjen e sendeve.

“Skuadra luajti mirë dhe personalisht jam i kënaqur me atë që pashë në fushë, pavarësisht se në momentin e golit mund të bënim më mirë, pasi duhej ta kishim shmangur.

Ishte një mungesë vëmendjeje, ashtu siç gabuam edhe në humbjen e disa topave në gjysmëfushën tonë, megjithatë ajo që ndodhi në tribuna është më e rënda.

Nuk duhej të kishte ndodhur për asnjë arsye dhe më vjen keq që tani do të duhet të përballemi edhe me pasojat”, tha ndër të tjera Gega.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat