Mbrojtësi, Betim Fazliji nuk pajtohet aspak me humbjen nga Gjeorgjia, derisa theksuan se nuk e merituan këtë humbje.
Mbrojtësi tha se në këtë përballje ishin të pafat.
“Nuk po jemi shumë efektiv para porte pasi jemi duke krijuar shanse por nuk po i konkretizojmë dhe ishim të pafat sot.
Nuk po arrijmë të bëjmë ende pasimin e fundit por shpresoj që tani do të arrijmë të përmirësohemi”, deklaroi Fazliji.