Kombëtarja e Portugalisë shënoi fitore të lartë ndaj Luksemburgut, duke tundur plot 5 herë rrjetën e kundërshtarit, ndërsa në qendër të vëmendjes sërisht ishte Cristiano Ronaldo.
Në pesë golat e Portugalisë, Ronaldo shënoi 3 prej tyre , duke siguruar 3 pikë për Portugalinë, që ka një pikë më pak se Serbia në vendin e parë, por edhe një ndeshje me pak të zhvilluar.
Në mënyrë shtesë sulmuesi portugez përmirësoi shifrat në fanellën e kombëtares , duke arritur deri te goli i 115.
Përpos kësaj, Ronaldo regjistroi edhe tripletën e 10-të në fanellën e Portugalisë dhe është i vetmi me arritje të tillë në botë.
Ndryshe është het-trikut e 58-të në karrierën e tij, ndëra në fanellën e Portugalisë regjistroi ndeshjen e 182.