Sousa: Ndeshja u vendos nga stoli dhe nuk është hera e parë

Futboll

Sousa: Ndeshja u vendos nga stoli dhe nuk është hera e parë

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 11:41
Sousa: Ndeshja u vendos nga stoli dhe nuk është hera e parë

Sousa e shpjegon: Mbrojtësit e Shqipërisë luajtën shumë fortë, pa mëshirë…

Lewandowski ka folur në përfundimin e takimit mes Shqipërisë dhe Polonisë. Sulmuesi polak është shprehur se në momentin e hedhjes së shisheve të ujit u bë situata e rrezikshme për futbollistët.

“Ndeshjen e kemi pasur nën kontroll. Me rëndësi është që ne morëm fitoren. Kishim në kontroll mesfushën, megjithëse nuk ishte e mjaftueshme për të qënë më afër portës së Shqipërisë.

Por e dinim nivelin e tyre dhe me rëndësi është që kemi fituar. Arbitri po debatonte për ta ndërprerë lojën. I kishte qortuar shqiptarët më parë dhe kur shishet fluturuan tek ne, u bë pak e rrezikshme situata.

Gjithsesi e dinim që ndeshja do të mbyllej deri në fund”, tha Lewandowski.

Ndërkohë trajneri Sousa ka vlerësuar mbrojtjen e Shqipërisë: “Ndeshja u vendos nga stoli dhe nuk është hera e parë. Detyra kryesore e mesfushorëve tanë ishte që të neutralizonin krijuesit e tyre.

Klich hyri në fushë për të shtuar cilësi dhe aftësi, kështu ne kontrolluam lojën pas pushimit. Ishte ndeshje e vështirë për sulmin tonë. Mbrojtësit shqiptarë luajtën shumë fort, pa mëshirë dhe hynin në duele të ashpra”, tha Sousa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat