Ndeshja Shqipëri – Poloni u ndërpre mbrëmë për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët kuq e zi në momentin kur Polonia shënoi gol me autor Swiderski, transmeton Insporti.
Megjithatë, nga pamjet e publikuara zbulohet se tifozët polakë ishin të parët që hodhën shishe ndaj tifozëve shqiptarë, para se të ndodhte incidenti me lojtarët.
Pas incidentit u zhvilluan edhe 15 minutat e mbetur të ndeshjes, por Shqipëria nuk ia doli dhe Botërori mbetet vetëm një ëndërr.
Polonia rënditet vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa kuqezinjtë zbresin në vendin e 3 me 15 pikë.