Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka humbur 0:1 nga Polonia mbrëmë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e botëororit “Katar 2022”. E pas kësaj disfate ka reaguar veprimtarja e njohur nga Zvicra, Majlinda Sulejmani.
Ajo ka shkruar se Shqipërinë duhet mbështetur edhe në humbje. Sipas Majlindës, humbja do të thotë një ndryshim pozitiv për të ardhmen e Kombëtarës.
Ja postimi i saj:
Edhe pse humbe Shqipëri prapë të mbështetem ty! Një humbje nuk do të thotë diçka fatale – por ështe një shans për fitoren në të ardhmen!
Një humbje do të thotë një ndryshim në të ardhmen për pozitivin e kombëtares tonë!
Ne jemi mbështetje – edhe në humbje ne duhet të ngritem dhe mos ta hëdhim vullnetin për te ardhmen tonë!
Më Ju!