Incidenti i ndodhur në sfidën Shqipëri-Poloni nxiti debat dhe reagime të shumta aq sa dhe vetë FIFA reagoi për këtë episod.
Teksa çështja tani është në dorë nga organi më i lartë i futbollit në botë, nuk mungojnë reagimet e ndryshme në rrjete sociale.
Një prej tyre dhe i Anita Ulodarçi, rekordmene botërore dhe kampione në hedhjen e çekiçit.
Anita ka postuar një foto në llogarinë e saj në ‘’Twitter’’ duke e shoqëruar me mbishkrimin: ‘’Sa keq që nuk isha aty në Tiranë. Do të bombardoja me çekiç tifozët shqiptarë për sjelljet e tyre jokorrekte’’, shkruan polakja duke i habitur të gjithë.