Jose Mourinho dhe Roma po “dridhen”. Një lajm i keq mbërriti për klubin verdhekuq nga kualifikueset e ekipeve kombëtare, në veçanti nga ndeshja mes Anglisë dhe Hungarisë. Sulmuesi Tammy Abraham luajti pak më shumë se një çerek ore për shkak të një dëmtimi.
Duke hyrë në minutën e 76-të në vend të Harry Kane, ai u detyrua të largohet nga fusha duke çaluar, shoqëruar nga një anëtar i stafit mjekësor të Anglisë, në minutën e 92-të, për shkak të një problemi fizik të natyrës muskulare. Ish-lojtari i Chelsea u zëvendësua nga Watkins.
Siç raporton “Sky Sport”, Abraham do të kthehet në Romë në orët e ardhshme dhe do t’iu nënshtrohet testeve instrumentale për të kuptuar shkallën e dëmtimit.
Sulmuesi i datëlindjes 1997 mund të detyrohet të humbasë ndeshjen e kampionatit kundër Juventusit të dielën në mbrëmje.
Mourinho dhe Roma presin kthimin e Abrahamit dhe mbajnë gishtat e kryqëzuar, duke shpresuar se nuk është asgjë serioze dhe mund të mbështeten te 24-vjeçari të dielën në mbrëmje, kundër bardhezinjve.