Bernard Challandes ndihet i palumtur që Kosova vendosi t’i ndajë rrugët më të, pas tri vjetëve në krye të ekipit kombëtar, por ka këmbëngulur se nuk është i mllefosur.
Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi të martën në një konferencë për media se ka gjetur pajtim me Bernard Challandes për shkëputjen e parakohshme të marrëveshjes.
Trajneri zviceran kishte marrëveshje me Kosovën deri në dhjetor 2022, por epokës së tij në krye të kombëtares dardane i erdhi fundi një vit më herët, pas një fushate tejet dëshpëruese në kualifikime për Kupën e Botës 2022.
“Nuk jam i lumtur me vendimin që ka ardhur sot. I them faleminderit presidentit, jo për sot, por për kohën që e kemi pasur deri tash.
Nuk jam i mllefosur”, tha Challandes në konferencë të përbashkët për media me presidentin e FFK-së Agim Ademi.