Një nga lojtarët më të lakmuar

Futboll

Një nga lojtarët më të lakmuar

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 13:51
Një nga lojtarët më të lakmuar

Erling Haaland është konfirmuar si një nga lojtarët më të lakmuar në merkato dhe nuk mund të ishte ndryshe, duke qenë se sezonin e ardhshëm mund të largohet nga Borussia Dortmund falë një klauzole lirimi prej 75 milionë eurosh.

Për këtë arsye, emrat e mëdhenj në Evropë tashmë po ndërmarrin veprime konkrete me agjentin e tij, Mino Raiola, për të testuar terrenin.

Sipas “Times”, drejtuesit e Manchester City do të takohen me Raiola janarin e ardhshëm për të vlerësuar një ofertë për merkaton verore. Edhe pse kontrata e Haaland nuk përfundon deri në vitin 2024, klauzola 75 milionë euroshe do të hyjë në fuqi më 2022. Pikërisht kjo klauzolë e bën norvegjezin shumë të lakmuar.

Ai është vetëm 21 vjeç dhe me një çmim shumë të përballueshëm, duke pasur parasysh vlerën e tij aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat