Media e njohur zvicerane, “Blick” shkruan për shkarkimin e Bernard Challendes nga pozita e selektorit.
“Kosova shkarkon Challandes (70-vjeçar).
Bernard Challandes nuk është më trajneri i kombëtares së Kosovës. Pas garës zhgënjyese kualifikuese të Kupës së Botës, ai nuk do të ulet më në stolin e trajnerit të Kosovës.
70-vjeçari u shkarkua pas rezultateve zhgënjyese të fundit në kualifikimet për Kupën e Botës.
Në kualifikueset e Kupës së Botës, Kosova është në vendin e fundit në grup (Grupi B) pas shtatë ndeshjeve. Ish - trajneri i Superligës zvicerane mori postin në mars të vitit 2018”, shkruan mes të tjera media zvicerane.