Trajneri i njohur gjerman, Felix Magath shihet si favorit për t’u bërë trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës pas largimit të Bernard Challandes.
Sot është konfirmuar zyrtarisht se Challandes ka ndarë rrugët me Kosovën.
Largimi i tij si përzgjedhës i Kosovës vjen pas një marrëveshje konsensuale më Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
në ditët në vazhdim mund të ketë risi sa i përket trajnerit të ri.
Favorit për ta marrë postin e selektorit të Kosovës është trajneri gjerman, ish trajneri i Bayernit Felix Magath.