Xhavit Kajtazi, veprimtar i shquar sportiv e shumë vite gazetar e redaktor sporti, tregon një të vërtetë që e ka përfshirë vendin tonë tash e shumë vite. Një ves i keq e neveritës!
Ai ka disa fjalë pas shkarkimit të Bernard Challandes nga pozita e selektorit të Kosovës në futboll.
“Çka piqet, s'hiqet!...
Shkoi mes lotësh, Bernar Shalan,... Kush vjen pas tij?
Një gjë është e sigurt, që dihet saktë: ende pa ardhur në krye të Përfaqësueses së Kosovës përzgjedhës i ri, do të mendojmë se si ta shkarkojmë!...
Vesi që piqet, nuk hiqet!”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në facebook.