E ardhmja e Ronald Koeman te Barcelona nuk është e sigurt.
Katalunasit janë përballur me rezultate të dobëta dhe presioni te tekniku holandez është shtuar.
Thuhet se presidenti Joan Laporta ka negociuar me disa trajnerë, të cilët mund ta zëvendësojnë Koemanin.
Trajneri Andrea Pirlo ishte i lidhur me kalimin në “Camp Nou”, por agjenti i teknikut italian ka mohuar të gjitha.
“Puna e Barcelonës? Nuk jemi në bisedime me asnjë klub për momentin. Por, kush e di çfarë do ndodh në të ardhmen”, tha ai.