Alessio Romagnoli raportohet se e dëshiron qëndrimin te AC Milan.
Edhe Milani thuhet se është gati për t'i ofruar kontratën e re Romagnolit. Mirëpo, bisedimet kanë ngecur shkaku i pagës, sipas "Tuttosport".
Shkaku i kësaj thuhet se është paga, ku palët ende nuk janë dakorduar.
Mirëpo, sipas mediumit italian, ka ende shpresa që të arrihet marrëveshja mes palëve, pasi edhe vet Romagnoli e dëshiron një gjë të tillë.
26-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2015. Kontrata aktuale e tij me "Rossonerët" skadon më 30 qershor 2022.