Nëse thuhet që tani se Mbappe dhe Pogba do t’i bashkohen Real Madridit me zero euro në qershor të vitit 2022, për shumë kë do të ishte qesharake.
Por, në fakt, ky është plani i vërtet i Los Blancos, gjithmonë sipas asaj që raporton Sun.
Që të dy, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe janë në vitin e fundit të kontratës me klubet e tyre, Manchester United, respektivisht Paris Saint Germain.
Ata, nëse nuk rinovojnë deri në janar, do të jenë të lirë të flasin me cilindo klub për të arritur marrëveshje para se të nënshkruajnë si të lirë në qershor dhe Reali po punon shumë sipas Sun që në verë të bëjë goditjen e frikshme, duke i marr dy super lojtarë me parametra zero.