Kualifikimet drejt “Katar 2022”, Amerika dhe Kanada i rikthehen fitoreve

Futboll

Kualifikimet drejt “Katar 2022”, Amerika dhe Kanada i rikthehen fitoreve

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 11:27
Foto Ilustrim

Përveç kombëtareve evropiane që janë duke zhvilluar ndeshje në kuadër të fazës kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, po ashtu edhe kombëtaret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në garë për të siguruar biletat drejt këtij botërori.

Sot në mesnatë, Kombëtarja e Amerikës dhe ajo e Kanadasë iu rikthyen fitoreve, ku amerikanët shënuan fitore 2:1 kundër Kosta Rikës, kurse Kanadaja e mposhti me rezultat 4:1 Panamanë.

Me fitore vazhdoi edhe Kombëtarja e Meksikës, e cila e mposhti me rezultat 2:0 El Salvadorin.

Rezultatet e ndeshjeve kualifikuese drejt “Katar 2022” nga kontinenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i gjeni më poshtë.

Amerika 2 – 1 Kosta Rika

Kanadaja 4 – 1 Panama

Hondurasi 0 – 2 Xhamajka

El Salvador 0 – 2 Meksika

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat