Kombëtarja e Kanadasë zhvilloi ndeshje mbrëmë kundër Panamasë, të cilën e fitoi me rezultat 4:1, dhe ishte e vlefshme për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Ylli i ndeshjes ishte mbrojtësi i Bayern Munich Alphonso Davies, i cili regjistroi një gol dhe një asistim mbi emrin e tij.
Davies shënon golin e epërsisë për Kanadanë në minutën e 66’ të ndeshjes, pas një vrapimi të shpejtë që nga pjesa e fushës së Kanadasë e deri te finalizimi me gol.
Po ashtu, 20 vjeçari kontribuoi edhe në asistimin e golit të katërt të kanadezëve, të cilin e shënoi sulmuesi Jonathan David në minutën e 78’.
Golin e Alphonso Davies mbrëmë kundër Kosta Rikës e gjeni më poshtë.
IT HAD TO BE HIM ‼️
— Sportsnet (@Sportsnet) October 14, 2021
A moment of magic from @AlphonsoDavies puts Canada 2-1 up! A generational talent. 🙌#CanMNT | #WCQ pic.twitter.com/DrexvbcyMA