Klubi Futbollistik “Vëllaznimi” siç duket është në telashe të mëdha sa i përket anës financiare.
Ditë më parë kryetrajneri i klubit, Granit Begolli, dha dorëheqje. Në disa faqe të afërta me klubin gjakovar u raportuar se arsyeja e largimit ishte shkaku i problemeve financiare.
Një gjë të tillë nuk e kanë pranuar drejtuesit e klubit të cilët kishin deklaruar se për arsyeje personale ka dhënë dorëheqje.
“Sheshi” mëson se futbollistët nga dita e hënë nuk janë duke dalë në stërvitje për arsyeje se nuk e kanë marrë pagën e fundit.
“Kuqezinjtë” aktualisht janë duke e kryesuar renditjen tabelare në ‘Grupin A’ të Ligës së Parë me 17 pikë të mbledhura.