Klubi i kuq ka reaguar pas lajmit sem mbrojtësi maqedonas Aleksandar Damcevski mund të ishte aktivizuar në mënyrë të parregullt kundër Tërbimit në kupë.
Dyshohej se Damcevski nuk kishte qëndruar 48 ore pushim siç e parashikon rregullorja, pas aktivizimit në ndeshjen me u-21 të hënën.
Zëdhënësi i klubit Olsi Ranxhi deklaroi për panorama sport se nuk ka asnjë shkelje.
“Jemi informuar mbi situatën, por nuk ka asnjë shkelje, sepse para se t’a aktivizonim në kupë, kemi pyetur në FSHF dhe kemi marrë miratimin e tyre”, deklaroi Ranxhi për gazetën.