Jesse Lingard është përpara një zgjedhjeje të madhe.
Fantazisti anglez, i cili ka rigjetur formën më të mirë pas shumë zhgënjimesh, po mendon të largohet nga Man. United.
Edhe pse Solskjaer kërkon ta mbajë lojtarin që ka kontratën drejt skadimit në qershorin tjetër, Lingard po shqyrton ofertat për të luajtur diku tjetër si protagonist.
Mësohet se Barcelona dhe Milani kanë bërë përpara për futbollistin, i cili kërkohet edhe nga West Hami me Leicester, pa përjashtuar Newcastle.