Jo vetëm sulm, por edhe mbrojtje. Duke parë problemet jo të pakta të shfaqura në këtë fillim sezoni, Reali i Madridit po mendon të bëjë afrime të rëndësishme edhe në mbrojtje.
Sipas mediave spanjolle, në listën e objektivave të Realit janë plot 11 lojtarë. Por, shanset më të mëdha janë që klubi “Merengues” të firmosë me mbrojtësin e Çelsit, Antonio Rydiger.
Gjermani nuk ka vendosur të rinovojë me kampionët e Europës dhe është gati të nisë një aventurë të re në Madrid. Sipas “Sky Sports”, Rydiger mendohet të firmosë një parakontratë me Realin në janar 2022.
Kontrata aktuale e tij me Çelsin përfundon në mbyllje të sezonit, por që nga 1 janari 2022 ai mund të negociojë me çdo klub të interesuar.