Juventus dëshiron të mbajë

Futboll

Juventus dëshiron të mbajë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 12:22
Juventus dëshiron të mbajë

Juventus dëshiron të mbajë pjesë të skuadrës Federico Bernardeschi, dhe mendon t`i ofrojë rinovimin e kontratës për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

Sipas “Footballitalia”, drejtuesit shpresojnë që Bernardeschi të pranoje një ulje të konsiderueshme të pagës së tij, i cili aktualisht merr 4 milion euro në sezon. “Zonja e Vjetër” është e gatshme t’i ofrojë atij një marrëveshje të re me vlerë midis 2.5 dhe 3 milionë euro në sezon.

Nëse lojtari nuk është i gatshëm të pranojë rinovimin, ai mund të jetë peng gjatë transferimeve në janar. 27-vjeçari mbërriti nga Fiorentina në korrik 2017 dhe ka kaluar disa ulje-ngritje gjatë kohës së tij me “Bianconerët”.

Por kthimi i Massimilianio Allegri e ka ndihmuar sulmuesin, i cili ka luajtur shtatë herë në të gjitha garat këtë sezon.

Bernardeschi siguroi një fitore vendimtare 1-0 ndaj Chelsea në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar, pasi bëri paraqitje të mirë në mungesë të Paulo Dybala dhe Alvaro Morata.

Juventusi është gati për t’i dhënë atij një marrëveshje të re në Stadiumin Allianz, pasi kontrata e tij përfundon në qershor 2022, por gjithmone nëse lojtari do të pranojë një shkurtim të pagës për të vazhduar bashkëpunimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat