Situata te Tirana

Futboll

Situata te Tirana

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 13:53
Situata te Tirana

Situata te Tirana, zbulohen përgjigjet e testeve për dy lojtarët e infektuar me COVID!

Pas lajmit të negativizimit të Majkëll Ngosë, Taulant Seferit dhe Marsel Ismajlgecit tano Tiranës i shtohen dhe dy lojtarë të tjerë në listën e të shëruarve me COVID-19, pas disa testeve të tjera të kryera.

“Panorama Sport” mëson se Erion Hoxhallari dhe Aldo Gjumsi kanë rezultuar negativ.

Të dy lojtarët pritet të nisin stërvitjet e tyre gjatë ditëve në vijim dhe në listën e trajnerit Shehi nuk shihen të gatshëm për sfidën e rëndësishme të dielën ndaj Teutës në orën 19:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat