Ylli brazilian mund të rikthehet aty ku i kaloi vitet më të mira të karrierës si futbollist
Liverpooli nuk e ka hedhur poshtë ende mundësinë e rikthimit të Philippe Coutinhos.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Chiringuito”.
Ylli brazilian ka dështuar ta tregojë veten në Barcelonë që prej se u transferua nga “Reds” në janar të vitit 2018.
Tash, përfaqësuesi brazilian është i gatshëm ta pranojë zvogëlimin e rrogës vetëm për t’u larguar nga “Camp Nou”.
Ai e pati një eksperiencë të shkurtër edhe në Bayern Munich ndërkohë.
E tash, ish-futbollisti i Interit dhe Espanyolit mund të rikthehet në “Anfield Road”, aty ku i kaloi vitet më të mira të karrierës.