Cristiano Ronaldo shton në koleksionin e makinave një Bugatti 10 milion euro!
Ronaldo njihet si fans i zjarrtë i makinave sportive dhe së fundmi në flotën e tij ka shtuar një Bugatti të ri.
Super makina që portugezi ka blerë kushton 10 milion euro dhe është prodhuar në Francë.
Ky model i kësaj makine është “Limited Edition” sepse kompania ka prodhuar vetëm 10 modele.
Bugatti i ri i Ronaldos ka një motor me 1500 kuaj fuqi, i aftë të kapë 100 km/h në 2.4 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale në 380 km/h.