Kanë përfunduar katër ndeshjet e fundit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.
.Dinamo ka arritur të përmbysë rezultatin e sfidës së parë ndaj Erzenit ku fiton me shifrat 2-0, ku blutë e kryeqytetit e nisën vrullshëm duke realizuar për 8 minuta dy gola, me Sidibe në minutën e dytë dhe të Agim Ibraimit në minutën e 8. Në fazën e ardhshme Dinamo do të përballet në derbin ndaj Tiranës.
Bylisi ka fituar me shifrat 4-0 ndaj Orikut në stadiumin ‘Adush Muça’, falë dopietës së Osmanajt, Alinanit dhe Markut.
Tomori ka barazuar 0-0 në shtëpi ndaj Lushnjës ku i ka mjaftuar me këtë rezultat pasi në ndeshjen e parë përfundoi me shifrat 3-0 dhe në turin pasardhës ekipi beratas do të ndeshet ndaj Laçit.
Besëlidhja mposhti me rezultatin 2-4 ekipin e Burrelit në trasnfertë, teksa do të gjejë në turin e ardhshëm Partizanin, një ‘mace e zezë’ e të kuqve vitet e fundit në këtë kompeticion.