Sulmuesi norvegjez ka vazhduar me paraqitje fantastike.
Erling Haaland ka vendosur rekorde të shumëta gjatë këtij viti në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti i Borussia Dortmund ka fituar “Këpucën e Artë në Ligën e Kampionëve edicion e kaluar.
Haaland u bë futbollisti më i shpejtë që ka realizuar 20 gola në LK.
Gjithashtu ai është futbollisti më i ri që shënon 20 gola në kompeticionin më të madh për klube.
Ai poashtu u bë futbollisti më i ri që shpallet sulmuesi i vitit në Ligën e Kampionëve.
21-vjeçari, po shkëlqen edhe këtë edicion me Dortmundin ku ka realizuar 11 gola e katër asistime në 8 ndeshje të luajtura.
Në përgjithësi te ekipi gjerman Haaland ka kontribuar me 68 gola e 19 asistime në 67 ndeshje.