Drita zhvillon nesër (e premte) ndeshjen e xhiros së nëntë kampionale si mysafire e Ulpianës.
Në konferencë për media para ndeshjes janë paraqitur kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Rron Broja.
Broja është shprehur se ka ardhur momenti t’itregojmë kualitetet e tyre si ekip.
“Kemi punuar mirë në këto dy javë dhe kemi punuar në shumë aspekte që të përmirësohemi sa më shumë.
Nesër na pret një ndeshje e vështirë kundër një skuadre e cila mbrohet, por edhe sulmon mjaft mirë.
Por, besoj se ka ardh moment që ta tregojmë kualitetin që e kemi dhe të rikthehemi te fitorja dhe aty ku e kemi synimin”, deklaroi Broja, shkruan Gazeta Olle