Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napoli-t, ka folur për Kalidou Koulibalu dhe Victor Osimhen në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss Napoli:
“Koulibaly? Është një njeri i mirë dhe një lojtar i fortë, është te Napoli prej vitesh. Për mua është një privilegj të luaj me atë”.
Për Osimhen: “Është shumë i fortë, veçanërisht në dyluftimet me kundërshtarët”.
Në lidhje me luftën për titull: “Të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe tani do të rinisemi pas kombëtareve. Jemi të gjithë gati të japim maksimumin”.