Për Claudio Ranieri-n ka ardhur koha të nisë aventurën në drejtim të Watford.
Trajneri italian po përgatitet për sfidën kundër Liverpool-it të Jurgen Klopp.
Kundërshtari më i keq i mundshëm, në momentin më të keq. Megjithatë, Ranieri nuk e ka humbur shpresën dhe entuziazmin:
“Një fillim i zjarrtë kundër një trajneri që vlerësoj. më pëlqen filozofia e tij, luajnë me 100 km/h dhe provojnë të shënojnë në çdo moment”, ka thënë ish-trajneri i Leicester për Sky.
“Do të doja të bëja një lojë të tillë edhe unë. Të lëvizim dhe të sulmojmë si skuadër: nuk është një proces i lehtë, por unë jam këtu për këtë”.