Incidentet në stadium, ish-sekretari fajëson FSHF-në

Futboll

Incidentet në stadium, ish-sekretari fajëson FSHF-në

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 23:43
Incidentet në stadium, ish-sekretari fajëson FSHF-në

Sjellja e tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Poloni dhe ndërprerja e lojës për 15 minuta prej sendeve të hedhura në fushë, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Tashmë FSHF-ja rrezikon të dënohet me gjobë të majme dhe ndeshje pa praninë e spektatorëve.

Mirëpo, për atë që ndodhi në “Air Albania” ka edhe mendime kundër rrymës, duke fajësuar në njëfarë mënyre organizatorin e ndeshjes, që në këtë rast është FSHF-ja.

Ish-sekretari i përgjithshëm i institucionit të futbollit shqiptar, Eduard Prodani, ka komentuar atë që ndodhi të martën.

“Ndërprerja e ndeshjes nga zyrtarët e ndeshjes ishte mase jonormale dhe në ekstrem të rregulloreve. Me sa duket, diku tashmë ka ndjeshmëri të shtuar kur Shqipëria afrohet në kufijtë e kualifikimit.

Nëpër studio TV dhe rrjete, persona që dukshëm janë me prejardhje nga gjaku blu ju sulën të tërë pa një pa dy tifozëve dhe popullit. Kudo njësoj janë tifozët, cilësia e organizatorëve ndryshon. Ata po që duhen quajtur të pagdhendur, jo populli”, shkruante Prodani në profilin e tij në “Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat