Neymar ka thënë se do të luajë në Kupën e Botës 2022 dhe më pas do të tërhiqet.
“Mendoj se do të jetë Botërori im i fundit, më pas nuk e di nëse do të kem forcën e duhur mendore.
Do të bëj gjithçka është e mundur për të qenë në formë dhe për të fituar me vendin tim, duke realizuar ëndrrën që kam që në fëmijëri. Shpresoj t’ia dal”, ka thënë braziliani për DAZN.
Sipas trajnerit të PSG, Pochettino, kjo gjë nuk ka për të ndodhur:
“Neymar është një njeri i sinqertë, që i shpreh mendimet e tij. Besoj se me forcën e tij mendore, pavarësisht se ka qenë gjithmonë në një presion të madh mediatik, nuk do të ketë probleme.
E adhuron futbollin dhe jam i sigurt se do të vazhdojë edhe për disa vite të tjerë".