Sulmuesi duket se do të largohet nga Serie A.
Dusan Vlahovic ka kontratë të vlefshme me Fiorentinan deri në qershor të vitit 2023.
Ai ka refuzuar të rinovojë marrëveshjen e re që i është ofruar nga klubi, dhe pritet të largohet në fund të edicionit.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Fiorentina është e gatshme të heq dorë nga ylli i ekipit dhe i ka vendosur çmimin prej 70 milionë euro për skuadrat që janë të interesuar për të.
Juventus dhe Inter janë skuadrat më të interesuar për 21-vjeçarin, por në garë janë edhe ekipe si Atletico Madrid e PSG që po monitorojnë situatën e tij.
Vlahovic këtë edicion ka realizuar gjashtë gola e një asistim në tetë ndeshje të luajtura.