Ulpiana do të luajë për herë të parë në stadiumin e qytetit në Lipjan këtë edicion.
Skuadra lipjanase është nikoqire e Dritës së Gjilanit, në kuadër të xhiros së nëntë në BKT Superligë.
Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes minimale 1-0 nga Feronikeli.
Ndërkohë mysafirët udhëtojnë drejt Lipjanit pas tri ndeshjeve pa fitore, ku kanë pësuar dy humbje dhe kanë barazuar në të fundit.
Dy trajnerët, Edlir Tetova i vendasve dhe Ardian Nuhiu i mysafirëve tanimë kanë publikuar emrat e futbollistëve që do të startojnë.
Formacionet zyrtare:
Ulpiana: Blakqori, Gjoni, Makolli, Emini, Musliu, Mustafa, Shkalla, Rezi, Iran, Selimi, Santos.
Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakqori, Broja, Jashari, Zeka, Ajzeraj, Namani, Simonovski.