Duka: Ngjarje e turpshme, të gjithë fajtorë

Futboll

Duka: Ngjarje e turpshme, të gjithë fajtorë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 14:26
Duka: Ngjarje e turpshme, të gjithë fajtorë

Federata Shqiptare e Futbollit ka mirëpritur ditët e fundit në Shqipëri programin “Certificate in Football Managment” (UEFA CFM) në bashkëpunim me UEFA Academy dhe Universitetin e Lozanës. Bëhet fjalë për një program të domosdoshëm për këdo që punon në një organizatë futbollistike e që dëshiron të rrisë nivelin e menaxhimit dhe performancës.

Në sesionin hapës të programit, që u zhvillua në Durrës, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse, ku falënderoi UEFA-n që i besoi Federatës Shqiptare organizimin e një eventi kaq të rëndësishëm për menaxhimin e futbollit.

Kreu i FSHF-së, gjatë fjalës së tij komentoi ngjarjet që ndodhën në “Air Albania”, në sfidën me Poloninë, për të cilat Kombëtarja pritet të marrë një gjobë të majme e në rastin me të keq edhe mbylljen e dyerve të stadiumit.

“Ngjarje me të vërtetë e turpshme, që nuk na nderon, njollos futbollin, por që të gjithë ne duhet të ndjejmë përgjegjësi, të nxjerrim mësime dhe të përmirësohemi për të ardhmen dhe jo të drejtojmë gishtin nga njëri-tjetri, pasi të gjithë ne jemi fajtorë, që nga ne si organizatorë, ata që duhet të na ndihmojnë apo tifozët në shkallët e stadiumit.

Është vërtetë mëkat kur 22.000 tifozë në stadium krijuan një atmosferë shumë të mirë, por nga disa individë të njollosemi apo të penalizohemi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat