Newcastle e ka ndarë mendjen për ta zëvendësuar trajnerin Steve Bruce.
Drejtuesit arabë, që blenë klubin e Premier League së fundmi, po mendojnë për emrin e trajnerit të ri.
Brendan Rodgers deri më tani ka refuzuar, ndërkohë që tani po mendojnë për të bindur Zinedine Zidane për stolin.
Francezi është i lirë pas largimit nga Real Madrid, por nuk e tërheq shumë ideja që të drejtojë Newcastle. Dëshira e tij është të marrë kombëtaren e Francës ose Juventusin.