Paul Pogba është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United, që i skadon në qershor të vitit 2022.
“Djajtë e Kuq”, prej kohësh i kanë ofruar atij rinovimin e kontratës, megjithatë palët duken larg arritjes së marrëveshjes. Agjenti i futbollistit, Mino Raiola nuk ka humbur kohë dhe ka nisur ta sugjerojë klientin e tij tek disa top klube.
Sipas mediave spanjolle, së fundmi edhe Barcelonës i është ofruar mundësia e transferimi të Pogbës si futbollistë i lirë verën e ardhshme.
“Blaugranët” e duan transferimin e francezit, megjithatë nuk janë të sigurt nëse mund të përballojnë pagën e lartë të tij, si dhe komisionin e agjentit Raiola.
Në anën tjetër edhe Real Madridi ka shprehur interesim për 28-vjeçarin, të cilët janë në gjendje më të mirë financiare.
Manchester United do të përpiqet deri në fund ta bind Pogbën të nënshkruajë kontratën e re, pasi nuk duan ta humbin falas.