Ndeshje me rivalitet u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, mes Ulpianës dhe Dritës nga Gjilani, e cila përfundoi pa fitues (1:1).
Drita nuk kthehet me pikë të plota, ndërsa vendasit u munduan maksimalisht por nuk arritën fitore.
Në minutën e 27-të, Drita avancoi me golin e Marko Simonovskit.
Në pjesën e dytë vendasit barazuan. Futbollisti Egzon Qerimi shënon gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 56-të.
Drita renditet në vend të katërt me 13 pikë dhe Ulpiana në të tetin me 7 sosh pas 9 jave në elitën e futbollit të Kosovës.