Drenica nga Skenderaj ka treguar prej lojërave më të mira në edicionin e sivjetshëm para shikuesve të vet përkatësisht në stadiumin “Bajram Aliu”.
Drenicasit shënuan fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Feronikelit nga Drenasi, në derbin e rajonit të Drenicës.
“Nikli” ka pësuar humbje me të rëndë në histori të dueleve me Drenicën.
Golat i realizuan Kreshnik Uka (12’ e 57’-nga penalltia), Dennison (26’) e Baton Zabërgja (40’).
Drenica rikthehet në krye të tabelës me 17 pikë por ka një ndeshje më shumë se Ballkani dhe Feronikeli renditet në pozitën e shtatë me 10 pikë pas 9 jave të zhvilluara në elitën e futbollit të Kosovës.