Trajneri i KF Feronikelit, Faruk Elshani është shprehur shumë i zhgënjyer me humbjen në derbin rajonal me Drenicën, raporton Insporti. Elshani në intervistën pas ndeshjes për “Artmotion” deklaroi se ndeshja përfundoi pas 45 minutave të parë për skuadrën e tij.
“Kushtet e fushës ishin shumë të këqija, por nuk dua të arsyetohem aspak. Nuk luajtëm mirë, pranuam 3 gola në pjesën e parë, aty edhe përfundoi ndeshja”.
Drenica e fitoi derbin me rezultat 4:0.
Me fitoren në derbin rajonal me Feronikelin, Drenica bëhet lidere me 17 pikë të grumbulluara në pozitën e parë.
Ndërsa, Feronikeli mbetet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë.