Raheem Sterling ka thënë se mund të largohet nga Manchester City, ndoshta edhe për të luajtur më shumë.
Në lidhje me këtë, Guardiola është përgjigjur në konferencë për shtyp:
“Disa lojtarë do të donin të luanin gjithmonë, por unë nuk mund t’ia garantoj. Nuk ekziston vendi i sigurt në formacion. Duhet të flasin në fushë, jo Raheem, të gjithë”, ka thënë trajneri spanjoll.
“Raheem është një lojtar i yni dhe shpresoj që të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ajo që dua unë është që ai dhe në përgjithësi të gjithë të jenë të lumtur”.