Dyshja e Liverpool humbet sfidën ndaj Watford

Futboll

Dyshja e Liverpool humbet sfidën ndaj Watford

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:05
Dyshja e Liverpool humbet sfidën ndaj Watford

Menaxheri gjerman ka konfirmuar se dyshja braziliane Alisson dhe Fabinho do të humbasin zyrtarisht përballjen ndaj Watfordit, për shkak të ngarkesës së madhe duke i pasur më pak se 35 orë prej sfidës së fundit të zhvilluar dhe asaj të ardhshme.

Dyshja do të udhëtojnë direkt për në Spanjë, për të qenë gati për ndeshjen ndaj Atletico Madrid në kuadër të Ligës së Kampionëve, të martën.

“Atletico [Madridi] nuk po luan këtë fundjavë, kundërshtari ynë i ardhshëm në Ligën e Kampionëve, kjo nuk do të ndodhte kurrë këtu. Vendimi është që djemtë do të shkojnë direkt në Madrid dhe do të na presin”, ka theksuar Klopp.

Liverpool do të jetë edhe pa mesfushorin Thiago Alcantara për sfidën ndaj Watford, gjersa Trent Alexander-Arnold dhe Diogo Jota pritet të jenë gati për këtë sfidë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat