Lajmi i keq për Pep Guardiola te Manchester City.
Ylli i sulmit, spanjolli Ferran Torres, ka pësuar një dëmtim që mund ta lërë jashtë deri në tre muaj.
Vetë trajneri i “Qytetarëve e ka konfirmuar diccka të tillë në daljen e tij për mediat ditën e sotme.
“Ferran do të jetë jashtë për 2 muaj e gjysmë, ose për 3 muaj, për shkak të një frakture në këmbë”, ka thënë mes të tjerash Guardiola.