Shkëndija nga Tetova do të luajë si mysafirë i Akademija Pandev.
Me përballjen në mes skuadrës së Rabotniçkit dhe Skopjes, nisi java e 10 e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Pas 90 minutave të zhvilluara në stadiumin Todor Proeski, në Shkup, fitores dhe 3 pikëve iu gëzua skuadra mysafire e Skopjes.
Momenti vendimtar ndodhi në minutën e 56-të, kur Mario Stankovski shënoi autogol dhe solli epërsi për mysafirët, të cilët e ruajtën deri në fund. Të shtunën, do të zhvillohen 5 përballjet e tjera të javës së 10-të.
Derbi zhvillohet në Strumicë, ku Akademia Pandev përballet me Shkëndijën. FC Shkupi është mysafirë i Tikveshit, Renova sfidon Pelisterin, Struga Trim Lum përballet me Borecin ndërsa Bregallnica takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 14.00.
Liga e Parë – Java 10
Akad. Pandev – Shëndija
Tiveshi – FC Shkupi
Renova – Pelisteri
Struga Trim Lum – Boreci
Bregallnica – Makedonija Gj.P.