Armando Broja vjen gjithmonë nga stoli dhe kthehet në hero te Shqipëria.
Duke parë golin e tij me Hungarinë, tifozët e Southampton e kanë kërkuar titullar sulmuesin shqiptar në ndeshjen e sotme në Premier League.
Por para takimit, trajneri Ralph Hasenhutl u shpreh se Broja nuk e ka treguar ende veten se është gati për 90 minuta:
“Nga fillimi e nisi me Sheffield United, nuk luajti mirë.
Te Shqipëria e nis gjithmonë nga stoli. Mendoj se është zëvendësues shumë i mirë. Nuk e di nëse është gati për 90 minuta”, - tha Hasenhutl.
Këto mund të jenë fjalë nxitëse nga trajneri për Brojën që të ketë një motiv më shumë për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.